Antoine Griezmann planifikon t’i jap fund karrierës së tij në MLS, por së pari është i fokusuar për të arritur sukses me Francën në Kampionatin Botëror.
Sulmuesi i Atletico Madridit fitoi trofeun e Evropa Ligës këtë sezon duke shënuar dy herë në finalen kundër Marseilles dhe ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën në La Liga duke i dhënë fund spekulime për transferim te Barcelona, transmeton portali arbresh.info.
“Duhet të fitoj Kampionatin Botëror, një trofe të Ligës së Kampionëve dhe më pas mund të shkruaj dhe të luaj i qetë në SHBA. Ky është itinerari im ideal. Nuk është i keq apo jo?”, ka thënë Griezmann.
“Nëse plani do të shkonte ashtu, unë do të nënshkruaj për këtë që nga tani. Nuk e di se në cilën moshë dua të luaj në MLS, do të varet e gjitha nga trofetë që do të fitojë para kësaj”
“Kur të jem rreth 32 ose 33 vjeçar, unë dua të jem aty. Unë duhet të jem ende i pranishëm në fushë”
Griezmann, i cili shënoi një penalti kundër Australisë në fitoren 2 me 1 të Francës në takimin e tyre të parë në Kampionatin Botëror, ka lënë anash këto plane dhe është plotësisht i fokusuar në Rusi./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...