Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann është dashur të largohet në stërvitje sot (e martë) për shkak të një lëndimi në kyç të këmbës, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes në kuadër të Grupit C në Kampionatin Botëror kundër Perus.
“Kyçi i këmbës së tij është pak i ënjtur pas ndeshjes me Australinë. Por, nuk ka asgjë të keqe”, ka thënë zëvendës-kapiteni Raphael Varane në një konferencë për shtyp, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Didier Deschamps ka kritikuar Griezmannin për performancën e tij në fitoren e ngushtë 2 me 1.
Thomas Lemar dhe Samuel Umtiti janë duke pasur problem gjithashtu me lëndime.
Takimi mes Francës dhe Perus zhvillohet më 21 qershor duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...