Antoine Griezmann ka thënë se ende nuk ka dëgjuar nga Lionel Messi pasi iu bashkua Barcelonës, por e zbuloi mesazhin e mirëseardhjen që ia kishte dërguar Luis Suarezi.
Griezmann iu bashkua Barçës këtë muaji, pasi klubi katalonas e pagoi klauzolën e lirimit të tij nga Atletico Madridi në vlerë 120 milionë euro, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi francez tregoi se ka marrë mesazhe të ngrohta të mirëseardhjen nga lojtarët dhe stafi prezent në turin e Barçës në Japoni, edhe pse në seancën e parë stërvitore, bashkëlojtarët e rinj ia futen topin nën këmbë dy herë atij.
Messi dhe Suarez nuk janë pjesë e turit në Azi për shkak se kanë qenë me kombëtaret e tyre në Kupën e Amerikës deri vonë, por ky i pari ende nuk i ka shkruar prurjes së re.
“E vërteta është se gjithçka nisi keq sepse ma futen topin mes këmbëve dy herë në seancën e parë stërvitore. Fatmirësisht, kam marrë mësim”, tha Griezmann.
“Messi s’më ka telefonuar ende, por Suarezi po. Ai më uroi dhe më shprehu mirëseardhje. Grupi më ka mirëpritur dhe jam i lumtur që do ta ndaj zhveshtoren me ta”, shtoi ai.
Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Kon...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e policit M...
Protesta të mëdha në Argjentinë kundër reformave të punës, p...
Kush janë 16 kandidatët që do t’i zëvendësojnë ministrat në ...
Shqipëria po “shuhet”, lindjet në 2025-n ishin 74% më të ulë...
Samiti i NATO-s në Bruksel, Vengu: Shqipëria e përkthen anga...