Antoine Griezmann mendon që Franca është në “rrugën e duhur” pas fitores 3 me 1 në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e kaluar kundër Italisë.
“Les Blues” vazhduan përgatitjet e tyre për Kampionatin Botëror 2018, i cili fillon pas dy javëve në Rusi, transmeton portali arbresh.info.
“Ne ende kemi nevojë për të përmirësuar detajet dhe për të bërë lëvizjet më natyrale, por ne jemi në rrugën e duhur”, ka thënë ylli i Atletico Madridit pas ndeshjes.
“Kjo vazhdon të mbetet një ndeshje miqësore, por ne luajtëm mirë dhe jemi duke mbajtur këmbët në tokë”
Franca shfrytëzoi formacionin 4-3-3, ndërkohë që Griezmann dhe Kylian Mbappe ndërronin rolin si sulmues qendror./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...