Me një performancë të shkëlqyer mbrëmjen e sotme (e enjte), Granit Xhaka është vlerësuar si lojtari i ndeshjes Arsenal 3-0 Bate Borisov.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës është vlerësuar me notën 8.8 për paraqitjen e mrekullueshme për “Topçinjtë” në fitoren e lehtë 3 me 0 kundër skuadrës bjelloruse, shkruan portali arbresh.info.
Xhaka kontribuoi në këtë takim me dy asistime, në golin e yllit tjetër shqiptarë – Shkodran Mustafit (39′) dhe mbrojtësit Sokratis më vonë gjatë pjesës së dytë.
Mbrojtësi Shkodran Mustafi është vlerësuar po ashtu lartë falë golit dhe gjashtë ndërprerjeve të rasteve dhe shtatë dueleve të fituara.
Lojtari me notën më të dobët është autori i autogolit te skuadra e Bates Zakhar Volkov (5.6)./arbresh.info/

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026