Granit Xhaka nuk ka durim para ndeshjes së ardhshme në Evropa Ligë.
Shorti i ndeshjeve të 1/8-së për UEFA Evropa Ligë i hedhur sot (e premte) në Nyon të Zvcirës ka vendosur përballë të dy gjigantët evropian AC Milan – Arsenal, shkruan portali arbresh.info. Dy rivalët do të përballen në të njëjtën fazë si në sezonin 2012/13 në kuadër të Ligës së Kampionëve, kur “Topçinjtë” u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4 me 3 nga “Rossonerët”.
Skuadra e trajnerit Arsene Wenger do të kërkoj padyshim t’i hakmerret gjigantit italian, por kjo përballje ka një rëndësi tjetër për reprezentuesin kosovar të Zvicrës.

Xhaka do të përballet me bashkëlojtarin e tij te skuadra kombëtare, Ricardo Rodriguezin, i cili aktualisht bartë fanellën e kuqezinjve ku luan si një mbrojtës.
“Kohë e gjatë pa u përballur me njëri-tjetrin shoku im. Mezi mund të pres për këtë ndeshje, jo vetëm kundër AC Milanit, por gjithashtu edhe kundër shokut tim”, ka shkruar Xhaka në rrjetin social Instagram.
Takimi i parë ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet më 8 mars duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...