Mesfushori i Zvicrës Granit Xhaka ka uruar Kosovën për fitoren dhe arritjet e mëdha në këto kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026.
Pas fitores ndaj Suedisë, ku Xhaka ishte edhe një ndër golashënuesit, ai për televizionin zviceran “SRF” tha se ende nuk janë kualifikuar, por janë me një ‘këmbë’ pasi Kosovës i nevojitet një fitore 6-0.
“Do të donim ta festonim kualifikimin në Kupën e Botës me tifozët sot. Sigurisht, duhet ende shumë për të ndodhur, por kemi respekt të madh për Kosovën”.
“Çfarë kanë arritur në këto kualifikuese të Kupës së Botës është thjesht mrekulli. Duhet të fitojnë 6-0, por nuk duhet ta marrim shumë të lehtë. Jemi praktikisht me një këmbë në derë”, tha ai.
Xhaka ndërkohë do të udhëtojë së bashku me ekipin kombëtar të Zvicrës për në Kosovë të martën, në sfidën e fundit në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës që zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Mundësia e vetme për një kualifikim direkt, është një mrekulli ku “Dardanët” të fitojnë së paku 6-0 ndaj “Helvetikëve”./Telegrafi/
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...
27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...