Në tetor të vitit të kaluar, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, u bë baba për herë të parë.
I njëjti nuk ngurron që në rrjetet sociale të publikoje imazhe të ndryshme pranë të bijës, siç ka vepruar edhe tani, shkruan portali arbresh.info
Xhaka ka shpërndarë një fotografi me vajzën, teksa nuk ka munguar edhe një dedikim emocional nga ana e tij.
Nëpërmjet një postimi Xhaka ka treguar se si po e kalon kohën në karantinë.
“Tani masat këtu në Londër po bëhen gjithnjë e më të ashpra. Ka një orar lëvizjeje. Parqet e lojërave, fushat sportive, parqet dhe të gjitha dyqanet duhet të mbyllen. Ne dalim nga shtëpia vetëm kur është absolutisht e nevojshme dhe kur jemi në shtëpi kalojmë kohën bashkë! Familja ime më jep shumë forcë – ne argëtohemi së bashku dhe përpiqemi t’ia kalojmë sa mir”, ka shkruar futbollisti pranë postimit në Intsagram.
Graniti dhe Leonita janë të martuar që nga viti 2017, ndërsa ky është fëmija i parë i çiftit që është në lidhje qe një kohë të gjatë./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...