Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka ka lënë të kuptohet që “Topçinjtë” do të nënshkruajnë me Caglar Soyuncun dhe Sokratic Papastathopoulos.
Dyshja janë përfolur shumë për transferim te klubi në Emirates, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme se kush do të jetë zëvendësues i Arsene Wengerit në veri të Londrës, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi i Freiburgut, Soyuncu ka shijuar një sezon fantastik në Bundesliga dhe agjenti i tij ka konfirmuar këtë javë se lojtari është duke u kërkuar për transferim në Premierë Ligë.
Sokratic, mbrojtës te Dortmundi, është identifikuar nga kreu i rekrutimeve te Arsenali, Sven Mislintat, si një zëvendësues i Per Mertesacker dhe lojtari vlen rreth 17 milionë funta.
Mesfushori kosovar i “Topçinjve” ka rritur spekulimet rreth transferimit të tyre pasi ka pëlqyer një koment përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram. Një tifoz i Arsenali komentoi në foton e fundit të mesfushorit duke shkruar: “Sokratis dhe Soyuncu janë punë e kryer”.
Xhaka më pas e pëlqeu komentin e tij duke sugjeruar që dyshja mund të jenë rrugës drejtë transferimit te klubi anglez./arbresh.info/
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...