Mediat angleze raportojnë se gjatë stërvitjeve ka ndodhur një zënkë ndërmjet mesfushorit shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëlojtarit të tij te “Topçinjtë”, Nacho Monreal.
Superylli Alexis Sanchez është përpjekur për të qetësuar situatën e nxehtë të krijuar derisa Xhaka dhe Monreal vazhdonin duke u konfrontuar, transmeton portali arbresh.info.

Granit Xhaka, i cili u transferua gjatë verës te skuadra londineze për 35 milionë funta, qëndronte përball Nacho Monrealit derisa ngrehu dorën edhe drejt Sanchezit.

Ky moment erdhi gjatë stërvitjeve në ‘London Colney’ para ndeshjes së Arsenalit në gjysmëfinale të ‘FA Cup’ kundër Manchester Cityt që zhvillohet nesër (e diel).
Mbetet ende e pa qartë pse ndodhi gjithë kjo, por Sanchez është parë më vonë duke buzëqeshur./arbresh.info

Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...