Skuadra e Zvicrës ka shënuar fitore 2 me 1 ndaj përfaqësuese së Serbisë në kuadër të kampionatit botëror ‘Rusia 2018’.
Dy golat e shënuar nga djemtë nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ka lumturuar të gjithë shqiptarët, shkruan arbresh.info.
Ai që i ishte gëzuar pafund kësaj fitoreje ishte edhe protagonisti i ndeshjes, futbollisti Granit Xhaka.
Ai në një postim në Instagram ka dhënë edhe në mesazh për Serbinë.
‘Moj serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova’ ka shkruar Xhaka në imazhin ku ai shihet duke bërë shqiponjën e duar.
Ndryshe, në xhiron e tretë të kampionatit Zvicra takohet me Kosta Rikon./Arbresh.info/

Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...