Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të tretë.
Çifti i njohur ka mirëpritur në jetë vajzën e tyre të tretë, duke shtuar edhe një tjetër gëzim në familjen e tyre tashmë të madhe.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë futbollisti përmes një postimi të ndjerë, ku zbuloi se vogëlushja e tyre do të quhet Neyana.

Xhaka, i cili është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares së Zvicrës dhe një figurë kyçe te Bayer Leverkusen, ka zgjedhur të qëndrojë pranë familjes në këtë moment të veçantë.
Për këtë arsye, mesfushori i talentuar nuk është grumbulluar me përfaqësuesen zvicerane për ndeshjet e muajit mars, duke vënë përparësi familjen dhe ardhjen në jetë të vajzës së tij.

Ky vendim tregon përkushtimin e tij ndaj familjes dhe dashurinë që ka për bashkëshorten dhe vajzat e tij.
Granit dhe Leonita, tashmë janë prindër të tri vajzave, dhe ky moment është një tjetër bekim në jetën e tyre familjare. /Telegrafi/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...