Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka beson se klubi do bëjë gjënë e duhur duke transferuar yllin e Manchester City-t, Leroy Sane.
Para disa jave kishte raportime se marrëveshja personale mes Bayern dhe Sane është arritur dhe transferimi do ndodh në verë, transmeton portali arbresh.info.
Goretzka i cili luan me Sane te Kombëtarja e Gjermanisë dhe gjithashtu ka luajtur te Schalke, ka thënë se 24-vjeçarin është lojtar i veçantë.

“Është djalë i cili të duhet në ndeshjet e rëndësishme. Nuk e di frikën në këto lloje situate, andaj është në gjendje të përforcojë mjaftë mirë”.
“Në mendjen e Leroy, gjëja më e rëndësishme është të zhvillohet futbolli suksesshëm dhe të fitojë tituj”.
“Ia dalim mjaftë mirë. Miqësia jonë nuk është i lidhur me futbollin. E njoh Leroy që nga klasa e pestë. Ka karakter mjaftë të mirë, por gjithashtu është shumë i veçantë”, theksoi Goretzka.
Për Sane, City kërkon 80 milionë euro, derisa Bayern ka ofruar vetëm 40 milionë euro./arbresh.info.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...