Futbollisti i mirënjohur gjerman Mario Gomez, mund të rikthehet sërish në Bundesliga. Ai ka luajtur për një kohë të gjatë për Shtuttgartin dhe Bayern Munchen.
Mediet në Itali kanë raportuar se sulmuesi gjerman nuk bënë pjesë në planet e Fiorentinës për të ardhmen dhe mundësia më e madhe është Bundesliga.
Gomez në Seria A u transferua për 20 milionë euro nga Bayerni, por dështoi të tregojë vlerat e tij për shkak të shumë lëndimeve që e përcjellën.
Sulmuesi që në ndeshjet e fundit është lënë në bankën rezerve, pëlqehet shumë nga skuadra e Schalke 04. Transferimi i tij është i mundur, kurse vetë gjermani e sheh këtë skuadër si një mundësi të mirë për një rikthim në kombëtaren e Gjermanisë.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...