Granit Xhaka e ka dërguar Arsenalin në pushim me avantazh kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës.
Arsenali ka avancuar 1:0 kundër Sporting Lisbonës në ndeshjen e dytë në stadiumin “Emirates” në Londër, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi mesfushori shqiptar, Granit Xhaka në minutën e 19-të.
Xhaka pas golit zgjodhi një festë të pazakontë në stilin e tij, mirëpo që ishte dedikim për vajzën e tij.
Këtë e bëri të ditur bashkëshortja e Xhakës, Leonita, e cila ka postuar edhe një fotografi në Instagram.
“Golin për Ayana e premtoi. Ne të duam babai më i mirë” – ka shkruar bashkëshortja e Granit Xhakës në rrjetin social, shkruan lajminet.
Ndryshe, Arsenali dhe Sporting Lisbona po përballen në ndeshjen e kthimit në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...