Pasi kaluan krizën e rezultateve dhe morrën tri fitore radhazi, Golden State Warriors ka pësuar përsëri humbje.
Kampionët në fuqi të NBA-së janë mposhtur në udhëtim në Kanada nga Toronto Raptors.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 119:119, ndërsa u desh të luhej koha shtesë për tu përcaktuar fituesi.
Në fund ishin lojtarët e skuadrës kanadeze që arritën fitore pas kohës shtesë me tri pikë epërsi 131:128.
Calm under pressure https://t.co/gQNK8BuRHp
— Toronto Raptors (@Raptors) November 30, 2018
Transferimi i madh i verës, Kawhi Leonard ishte më meritori për këtë fitore të Raptors me 37 pikë, tetë kërcime e tre asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe alo qendra nga Kameruni, Siakam që shtoi 26 pikë, ndërsa Serge Ibaka e mbylli ndeshjen me 20 sosh.
Për Golden State në këtë takim shkëlqeu basketbollisti i tyre më i mirë Kevin Durant. 30-vjeçari ishte i pandalshëm duke shënuar 51 pikë, 11 kërcime e gjashtë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.
Don't blink ?
All of @KDTrey5's 51 points in less than one minute ⬇️ pic.twitter.com/Va1c2UD5hZ
— Golden State Warriors (@warriors) November 30, 2018
Toronto pas kësaj fitore vazhdon të jetë lider në Konferencën e Lindjes me bilanc 19:4, ndërsa Warriors janë në vendin e tretë në Perëndim me bilanc 15:8.
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...