Golden State Warriors ka arritur të shënojë fitore në derbin e madh ndaj Cleveland Cavaliers në Ohio me rezultat 118-108.
Çereku i parë dhe i dyti ishin të barabartë nga të dyja skuadrat, ku Cavs me anë të Isaiah Thomas dhe LeBron James shfaqën paraqitje të mirë në sulm.
Megjithatë, gjërat u kthyen për së mbari në çerekun e tretë kur Kevin Durant filloi të realizonte pikë duke krijuar kështu edhe një distancë solide në pikë e cila u zgjerua në fraksionin e katërt.
Më i miri ishte Kevin Durant me 32 pikë, pesë kërcime, tetë asistime, tri topa të vjedhur dhe një bllokadë, i ndihmuar nga Stephen Curry me 23 pikë dhe Klay Thompson me 17 pikë.
Te Clevelandi më i miri ishte LeBron james me 32 pikë, tetë kërcime, gjashtë asistime, tri topa të vjedhur dhe katër bllokada, kurse u ndihmua nga Isaiah Thomas me 19 pikë dhe Kevin Love me 17 pikë.
Ishte ky një tjetër duel ku u konfirmuar supremacia e GSW me statistikën dhe formën më të mirë këtë sezon në NBA.
Golden Statë forcojnë kreun në krye të konferencës perëndimore, kurse Cavs vazhdojnë me me telashe duke qenë në vendin e tretë të Lindjes.
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...