Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 78:61 (16:14, 20:15, 21:16, 21:16), në kuadër të javës së 16-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në epërsi, derisa kjo pjesë përfundon 16:14. Por, në periudhën e dytë vendasit ishin më të mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 33:12, ndërsa në pushim shkuan me shifrat 36:29.
Kampionët e Kosovës nuk u ndalën as në pjesën e dytë. Ata fituan periodën e tretë dhe të katërt me rezultat identik 21:16, për të triumfuar në fund me rezultat 78:61.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 19 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, Gëzim Morina me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan me 24 pikë e pesë kërcime, Anton Kazarnovski me nëntë pikë dhe 11 kërcime.
Golden Eagle Ylli është në vendin e parë me 12 fitore dhe katër humbje, kurse prizrenasit kanë tetë fitore dhe tetë humbje./Arbresh.info
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...