Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, është shumë pranë mungesës në derbin e fundjavës ndaj Atletico Madridit, pasi gjendja e tij fizike po përkeqësohet me kalimin e orëve.
Fillimisht u mendua si një mbingarkesë e lehtë në aduktorin e djathtë, por tashmë dyshimet janë shtuar për një çarje muskulore.
Sipas informacioneve të fundit, ekziston frika që portieri belg të ketë pësuar një dëmtim më serioz, ndërsa gjithçka do të varet nga shkalla e lëndimit, raporton Diario As.
Diferenca mes një mikrorupture dhe një çarje më të rëndë mund të ndikojë drejtpërdrejt edhe në pjesëmarrjen e tij në çerekfinalet e UEFA Champions League.
Courtois ka vendosur bashkë me stafin mjekësor që të pushojë gjatë ditës së sotme, në mënyrë që inflamacioni të ulet dhe analizat të jenë më të sakta. Testet mjekësore vendimtare do të kryhen të enjten në mëngjes, ku pritet të sqarohet gjithçka rreth gjendjes së tij.
Problemet për Courtois nisën që gjatë nxehjes para ndeshjes ndaj Manchester City, kur ndjeu një shqetësim në zonën e aduktorit.
Pavarësisht kësaj, ai vendosi të luante, por në pushimin mes pjesëve u zëvendësua për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Në rast mungese të tij, vendin në portë pritet ta marrë Andriy Lunin, i cili mund të regjistrojë paraqitjen e katërt si titullar këtë sezon.
Real Madridi ka rreth 20 ditë kohë deri në përballjen e parë çerekfinale ndaj Bayern Munich, dhe vetëm një dëmtim i rëndë mund ta lërë Courtois jashtë kësaj sfide.
Megjithatë, për derbin e fundjavës në “Santiago Bernabéu”, portieri belg duket pothuajse i pamundur të rikuperohet në kohë.
Situata mbetet e hapur dhe gjithçka do të bëhet e qartë pas ekzaminimeve mjekësore, por sinjalet e fundit nuk janë aspak pozitive për “Los Blancos”./Arbresh.info
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...