Go+ Peja është mposhtur nga Vllaznia e Shkodrës në përballjen e dytë në Ligën Unike këtë edicion, me rezultat 71-81 në palestrën ‘Karagaçi’.
Shkodranët e nisën perfekt ndeshjen duke fituar pjesën e parë me rezultat 48-30, shkruan Arbresh.info.
Edhe në periudhën e tretë shkodranët ishin më të mirë. Peja fitoi bindshëm çerekun e katërt por e pamjaftueshme për ta rikthye ndeshjen.
Më i dalluari ishte Thomas me 28 pikë kurse lojë të mirë bëri edhe Kiri i cili shtoi 15 sosh.
Tek Peja, Green dhe Malaj patën nga 13 pikë.
Pas dy ndeshjeve të dyja skuadrat janë me bilanc të njëjtë me nga një fitore e një humbje./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...