Në fillim doli emri i Iker Casillas, tani një arbitër. Federata Spanjolle e Futbollit ka nevojë për një president të ri pas dorëheqjes së Luis Rubiales.
Ish-portieri i Realit të Madridit dhe kombëtares spanjolle, mohoi faktin që do të kandidojë për kreun e RFEF, post ku mund të ulet një ish-gjyqtar.
Marca raporton se vendin e Rubiales pritet ta zërë Antonio Mateu Lahoz, 46-vjeçari nga Valencias, i cili arbitroi në La Liga në vitet 2008-2023.
Prej vitit 2011 Lahoz mbante edhe stemën e FIFA-s, duke gjykuar duele të ndryshme në kompeticionet europiane për klube.
Ndërkohë që mori pjesë edhe në Botërorët Brazil 2014, Rusi 2018, Katar 2022. Europianin Euro 2020, si edhe në Lojërat Olimpike Verore Brazil 2016.
Më 30 qershor të këtij viti, Lahoz u tërhoq përfundimisht duke e mbyllur me gjykimin. Dhe tani është një nga kandidatët kryesorë për t’u bërë presidenti i RFEF./ss
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...