UEFA ka caktuar zyrtarisht katërshen e gjyqtarëve që do të drejtojnë ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Dardanët dhe zviceranët do të përballen në një sfidë interesante.
Sipas UEFA-s, drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajë katërshja italiane. Davide Massa është emëruar gjyqtar kryesor, ndërsa asistentë të tij do të jenë Filippo Meli dhe Stefano Alassio. Për detyrën e gjyqtarit të katërt është caktuar Daniele Chiffi.
Kombëtarja e Kosovës, e cila tashmë e ka siguruar play-off-in e Botërorit 2026, synon rezultat pozitiv në duel e helvetët, këta të fundit kryesojnë grupin me 13 pikë, tri më shumë së Kosova./rtk
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...