Komisioni Disiplinor i FFK-së e dënon vetëm me gjobë prej 2 mijë eurosh trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Ai e kishte fyer, ofenduar dhe e kishte kapur për fyti gjyqtarin Egzon Dakaj.
𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐢𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐃𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐭𝐢𝐤𝐞̈𝐬:
1.Kryetrajneri i FC Llapit, Tahir Batatina; Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, me tone të larta kundërshton vendimin e gjyqtarit kryesor duke e fyer dhe ofenduar. Veprimet e tij ishin agresive, kërcënuese dhe tentonte t’i afrohej gjyqtarit, mirëpo falë ndërhyrjes së policisë evitohet më e keqja.
Pas arritjes në Prishtinë, në parkingun e “Viva Fresh” në Veternik, i bllokon veturën gjyqtarit kryesor dhe përsëri kërkon sqarim për dhënien e kartonit të kuq me tone të larta, si dhe kap për fyti, mirëpo falë ndërhyrjes së delegatit të ndeshjes, i cili ishte prezent, nuk lejohet të eskalojë situata. (Sipas raporteve të personave zyrtarë të ndeshjes Gjilani–Llapi).
Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C dhe nenin 14 paragrafi 1 pika 1 dhe paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore: Dënohet me shumë prej 2000 euro. Afati i pagesës është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...