Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka dal në konferencë për media para ndeshjes me Anglinë.
Sfida luhet nesër në një terren mjaft të vështirë si “Wembley”, por kapiteni i kombëtares thotë se Anglia nuk duhet të nënvlerësojë kombëtaren shqiptare, shkruan Arbresh.info.
Përveç ndeshjes, Gjimshiti u pyet edhe rreth yllit të Real Madridit, Jude Bellingham me të cilin u përball dy herë këtë sezon me skuadrën e Atalantas.
“Bellingam një lojtar fantastik, shumë rrallë ka lojtarë si ai apo dhe të tjerë, është nga më të mirët në botë, mund të arrijë dhe kulmin që të bëhet më i miri për aq sa unë kam parë në ato dy ndeshje”, tha Gjimshiti pë anglezin.
Gjimshiti e Bellingham u përballen fillimisht në Superkupën e Evropës ku Real Madridi triumfoi me rezultat 2-0, si dhe në Ligën e Kampionëve ku spanjollët fituan sërish por kësaj radhe 2-3.
Teksa ndeshja e nesërme mes këtyre Anglisë dhe Shqipërisë luhet me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...