Gjilani ka bërë goditjen e radhës në merkato duke transferuar futbollistin Redi Kasa.
Lajmi është bërë i ditur përmjet një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
Kasa edicionin e fundit është paraqitur tek Egnatia në Shqipëri, ku edhe është shpallur kampion.
Skuadra gjilanase me transferimet e fundit, ka treguar se është futur seriozisht në stinorin e ri për objektiva të mëdha.
NJOFTIMI I PLOTË NGA KLUBI:
Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik Egnatia për transferimin e futbollistit Redi Kasa me karton të plotë.
Kasa i është bashkuar Gjilanit nga kampionët e Shqipërisë duke mbyllur një tjetër aventurë pas asaj të fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.
23 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e klubeve si NK Olimpija në Slloveni, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo në Bullgari.
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar