Gjilani ka zyrtarizuar ndryshime të mëdha në krye të klubit.
Pas disa javëve të vështira, klubi gjilanas është riorganizuar dhe ka udhëheqësi të re, shkruan Arbresh.info.
Afrim Veliu është emëruar në pozitën e presidentit të klubit, derisa aksionarët e tjerë do të jenë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami, të cilët janë pjesë e bordit.
Ka qenë faqja zyrtare e Gjilanit që ka konfirmuar ndryshimet.
“Sport Club Gjilani konfirmon ndryshimet në udhëheqësinë e klubit, duke bërë të ditur që tashmë klubi kalon në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues ztr. Afrim Veliun, i cili njëherit do të bartë postin e presidentit. Pjesë e bordit të klubit do të jenë aksionarët e tjerë, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu