Gjilani ka triumfuar me rezultat 1-0 në takimin e dytë kontrollues, si mysafir i Trepçës ‘89,’ në Mitrovicë.
Fituesi u vendos nga një gol i shënuar në pjesën e dytë nga Kushtrim Shabani, i cili u tregu i saktë nga pika e bardhë e penaltisë.
Futbollistët e Gjilanit në takimin kundër Trepçës ‘89, shfaqën formë të mirë, duke zhvilluar një ndeshje të kënaqshme me raste të mira shënimi.
Në takimin e sotëm kryetrajneri i skuadrës së Gjilanit, Gentjan Mezani, pati mundësinë që të krijonte një ide më të qartë rreth formës së futbollistëve që janë nën urdhrat e tij në fazën përgatitore./SS/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...