Gjiganti spanjoll gati të nënshkruajë me Cutrone

22:39 | 29 Janar 2021

Skuadra spanjolle, Valencia, është kandidati kryesor për të firmosur me Patrick Cutrone nga skuadra e Wolverhampton.

Sipas “Gianlucadimarzio”, marrëveshja ndërmjet klubeve është arritur dhe tani, transferimi i italianit në Spanjë është qështje kohe.

Në orët e ardhshme pritet që lajmi të bëhet zyrtar edhe nga klubi spanjoll.

Cutrone nuk arriti të bëjë diferencën në Wolves, ai regjistroi 14 paraqitje në Premierligë dhe shënoi dy herë.

Sipas artikullit, pas disa huazimeve që nuk patën efekt, më në fund, Cutrone mund të shkëlqejë në Spanjë, në një klub ku tradicionalisht, italianët kanë shkëlqyer sa herë që janë transferuar aty.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara