Shkodran Mustafi mund të rikthehet sërish në Serie A, pasi që për të është duke u interesuar Milani.
Milani ka nisur që të mendojë për përforcimin e skuadrës, pas blerjes së klubit nga kinezët. Siç raporton ‘Football-Italia’, trajneri Vincenzo Montella ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferojnë mbrojtësin gjerman me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi.
Pas paraqitjeve të mira me Valencian stinorin e kaluar, Mustafi ka përfunduar në radarët e shumë klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë këtu edhe Milanin, i cili shumë shpejt mund t’i bëjë një ofertë klubit spanjoll për lojtarin.
Mustafi ka luajtur në Serie A prej vitit 2012 deri më 2014 me skuadrën e Sampdorias.
Horoskopi për ditën e sotme
Cristiano Ronaldo shkaktoi kaos në Arabinë Saudite – nuk pra...
Moti me vranësira dhe reshje të herëpashershme në Shqipëri, ...
Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin
Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullah...
Moti sot me vranësira, shi dhe borë