Gjashtë tifozë të Anglisë janë lëshuar me urdhër-ndalimi për të ndjekur nga afër ndeshjet e futbollit drejtpërsëdrejti pas incidentit në Gelsenkirchen para ndeshjes hapëse të Euro 2024 kundër Serbisë, ka konfirmuar Njësia e Policisë së Futbollit në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia e Gelsenkirchen tha pas fitores 1-0 të Anglisë më 16 qershor se kishte pasur gjithsej tetë arrestime të lidhura me ndeshjen, me një shtetas britanik dhe shtatë shtetas serbë të arrestuar, transmeton Klankosova.tv.
Detajet e mbështetësve të cilëve u janë lëshuar urdhra për ndalimin e ndjekjes së futbollit janë si më poshtë:
Todd Hines, 21 vjeç, nga Maitland Road në Essex, iu dha një urdhër ndalimi për tre vjet për shikuar nga afër ndeshjet e futbollit në stadiume. Liam Jackson, 28 vjeç, nga Beech Street në Lincoln, iu dha një urdhër ndalimi për tre vjet. Lewis Dodsworth, 29 vjeç, nga Fulwell Road në Sunderland, iu dha një urdhër ndalimi për pesë vjet. Kyran Alcock, 28 vjeç, nga Martindale Avenue në Sunderland, iu dha një urdhër ndalimi për tre vjet. Jack Hatton, 27 vjeç, nga Fordfield Road në Sunderland, iu dha një urdhër ndalimi për pesë vjet. Gary McIvor, 38 vjeç, nga Eden Crescent në Darlington, iu dha një urdhër ndalimi për pesë vjet.
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...