Kanë përfunduar garat edhe për Nora Gjakovën, e cila e mbyll Kampionatin Botëror në vendin e shtatë.
Nora, e cila garoi të martën në kategorinë deri 57 kilogramë, xhiron e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytën e mposhti italianen, Thauany Capanni Dias.
Në çerekfinale, Nora u mposht nga turkja Hasret Bozkurt, derisa në luftën e parë të repesazhit humbi nga Mimi Huh e Koresë së Jugut për të mbetur pa medalje.
Dje garoi edhe Distria Krasniqi, e cila u rëndit e pesta, kurse sot Akil Gjakova mposht në rrethin e tretë, derisa Flaka Loxha u ndal në ndeshjen e parë./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...