Olivier Giroud ka qenë i pamëshirshëm sonte (e enjte) në UEFA Evropa Ligë kundër Dynamo Kievit.
Me një hat-trick të jashtëzakonshëm në Kiev, sulmuesi francez i ka ndihmuar Chelseas për të siguruar fitore të thellë 5 me 0 në takimin kthyes në kuadër të xhiros së 1/16-ës kundër Dynamos, shkruan portali arbresh.info.
“Blutë” fituan me rezultat të përgjithshëm 8 me 0 ndaj skuadrës së trajnerit Aleksandr Khatskevich.
Përveç Giroudit, Marcos Alonso dhe Callum Hudson Odoi gjetën portën gjatë takimit të sotëm (e enjte).
Me këtë fitore, Chelsea ka bërë një tjetër hap të madh drejtë çerekfinale në UEFA Evropa Ligë./arbresh.info/
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki