Paris Saint Germain është duke rritur përpjekjet e tyre për të nënshkruar me portierin e AC Milanit, Gianluigi Donnaruma.
Tashmë nuk është sekret që agjenti i tij, Mino Raiola, nuk beson te liderët e “Rossonerëve” dhe dëshiron të dërgoj klientin e tij në Parc des Princes sa më shpejtë që është e mundur, transmeton portali arbresh.info.

Derisa Paris Saint Germaini vazhdon të jetë në merkato për një portier të klasit botëror, transferimi gjatë verës në PSG mund të jetë i dobishëm për të gjitha palët e përfshira në këtë çështje.
Zyrtarët e AC Milanit janë në dijeni që ata nuk do të jenë në gjendje për të mbajtur për një kohë të gjatë Donnarumman në klub dhe ata do të përpiqen për të siguruar marrëveshjen më të mirë të mundshme për ata deri në fund të sezonit.
Me përfshirjen e Mino Raiolas në këtë transferim, ka gjasa që PSG duhet të fus thellë dorën në xhepat e tyre për të kënaqur AC Milanin, Donnarumman dhe super agjentin e tij./arbresh.info/
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...