Legjenda e Liverpoolit dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e klubit, Steven Gerrard, ka deklaruar se është i gatshëm të ndihmojë “Reds” nëse situata me trajnerin aktual Arne Slot do të përkeqësohej.
Slot e udhëhoqi Liverpoolin në mënyrë mbresëlënëse sezonin e kaluar, duke fituar bindshëm titullin kampion.
Megjithatë, në fund të muajit shtator, skuadra hyri në një krizë të thellë rezultatesh, duke rënë deri në vendin e 12-të në Ligën Premier dhe duke pësuar një humbje zhgënjyese në shtëpi ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve. Kjo situatë e vuri trajnerin holandez nën presion të madh.
Gjithsesi, Slot dhe Liverpool kanë reaguar pozitivisht në javët e fundit. Skuadra është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit, me tri fitore radhazi, edhe pse aktualisht renditet vetëm në vendin e pestë në kampionat, dhjetë pikë pas liderëve të Arsenalit.
Pikërisht për këtë situatë foli edhe Steven Gerrard (45), i cili tetë vite më parë nisi karrierën e tij si trajner pikërisht te Liverpooli, duke drejtuar ekipet e moshave të reja.
“Nuk dua që Arne Slot të shkarkohet. Dua që ai ta stabilizojë situatën dhe ta rikthejë Liverpoolin aty ku i takon. U kritikova nga të gjitha anët kur u fitua titulli sezonin e kaluar, por do të jem brutalisht i sinqertë: do të hidhesha për të ndihmuar Liverpoolin në çdo mënyrë dhe në çdo kohë”, deklaroi Gerrard për TNT Sports. /Telegrafi/
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...