Milot Rashica është në sezonin e tij të dytë tek Besiktasi dhe nuk po kalon në një formë aspak të mirë.
Për këtë, gazetari turk Serdar Sarıdağ thotë se s’do të befasohej nëse ish-futbollisti i Werder Bremenit e Norwich Cityt do të largohej nga Besiktasi në këtë muaj, pasi sipas tij, kontributi i vushtrriasit tek Bardhezinjtë nuk është mjaftueshëm i kënaqshëm.
“Takimi i drejtuesve të klubit është mbajtur dje dhe aty është vendosur për lojtarët që nuk do të shiten. Të tjerët mund të shiten nëse vjnë oferta. Chamberlain e Onana janë prioritete, ndërsa Immobile është po ashtu në listë, por pa humbur para. Musrati, Masuaku, por edhe Rashica. Shikoni, mos u befasoni nëse largohet Rashica. Rashica po luan atje, por krahu i djathtë i sulmit nuk po shihet gjëkundi. Nuk do të surprizohesha nëse Rashica shkon dhe Adama Traore vjen”, deklaroi gazetari turk.
28 vjeçari ka kontratë me Besiktasin deri në vitin 2027.
Ai i ka zhvilluar 20 ndeshje në këtë sezon me ekipin turk, ndërsa e ka shënuar një gol në Superligën turke dhe i ka bërë pesë asistime, 4 në Super Lig dhe një në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Kartoni i Rashicës, sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve – Transfermarkt, vlen 7,5 milionë euro.
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi