Gazeta e përditshme me ndikim në Slloveni “Dnevnik” e ka quajtur historike fitores dramatike me rikthim të Kosovës ndaj Bullgarisë të hënën në Sofje, duke e përshkruar ekipin kombëtar verdhekaltër si të rilindur.
Kosova iu gëzua fitores së parë në një fushatë kualifikuese për Kampionatin Evropian falë një goli të vonshëm nga Elbasan Rashani duke e mundur 3:2 Bullgarinë të hënën në Sofje.
Triumfi ndaj bullgarisë nënkupton se Kosova, e renditur në vendin e tretë, tani ngel vetëm një pikë prapa lideres së Grupit A kualifikues, Anglisë, dhe vendit të dytë, Republikës së Çekisë.
Gazeta sllovene beson se Bernard Challandes e ka kthyer një faqe të re dhe e la rilindur ekipin kombëtar dardan në vitin e fundit. Menjëherë pas pranimit në UEFA dhe FIFA më 2016, Kosova mori pjesë në kualifikime për Kampionatin Botëror 2018, duke dështuar të fitojë në 10 ndeshje sa i luajti (9 humbje dhe 1 barazim).
Por, me ardhjen e Bernard Challandes në postin e trajnerit, verdhekaltrit nuk e humben asnjërën nga 14 ndeshjet nën urdhrat e tij. Trajneri zviceran i ndihmoi “Dardanëve” ta fitojnë Grupin në Ligën D të Ligës së Kombeve dhe të promovohen në Ligën C pa pësuar humbje.
Në tri ndeshjet e para në kualifikime për EURO 2020, Kosova e ka një fitore dhe dy barazime.
“Sensacioni i natës (hënën) ishte ekipi kombëtar i Kosovës, i cili e befasoi Bullgarinë duke e mundur 3:2 në Sofje, duke e regjistruar fitoren e parë historike në kualifikime. Të rinjtë e vendit më të ri evropian nuk e shënuan asnjë fitore në kualifikime për Kupën e Botës, por tani ata e kanë kthyer një faqe dhe luajtën si të rilindur”, shkruan Dnevnik për Kosovën.
Dnevnik e vazhdon shkrimin: “Në Ligën e Kombeve, ata e arritën nivelin më të lartë të cilësisë. Pas suksesit në Bullgari, ata janë në një seri prej 14 ndeshjeve pa humbje”. /Gazeta Express/
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran