Ata që do të përfitojnë pasaportat diplomatike do të jenë 23 lojtarët që na përfaqësuan në Kampionatin Europian, trajneri De Biasi, Tramezzani, Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi.
Kombëtarja shqiptare do të mbërrijë në Tiranë pasditen e sotme pas përfaqësimit dinjitoz në Euro 2016 dhe përveç pritjes që do t’i bëhet, stafi i kombëtares do të bëjë edhe aplikimin për pasaporta diplomatike
Ky është vendimi i firmosur nga kryeministri Rama, i cili menjëherë pas fitore me Rumaninë i premtoi të gjithë lojtarëve të kombëtares pajisjen me pasaporta diplomatike.
Mësohet se ata që do të përfitojnë pasaportat do të jenë 23 lojtarët që na përfaqësuan në Kampionatin Europian, trajneri De Biasi, Tramezzani, Armando Duka, Erion Bogdani, si dhe menaxheri Alban Bushi.
Pasaportat janë gati. Kombëtarja do të bëjë aplikimin brenda zyrave të ministrisë.
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...