“Gareth Bale ka humbur fokusimin te Reali”

17:11 | 5 Janar 2020

Ish-trajneri i Realit, Fabio Capello ka kritikuar sulmuesin Gareth Bale, për shkak se ky i fundit nuk është duke shfaqur interesimin e duhur për futbollin.

Uellsiani ishte afër për tu larguar nga “Santiago Bernabeu” dhe mbetet i lidhur me rikthimin në Tottenham, transmeton portali arbresh.info.

Capello ka thënë se Bale ka humbur fokusimin dhe futbolli nuk është prioriteti kryesor.

“Futbolli nuk është prioriteti i tij. Bale është shpërqendruar. E pëlqej shumë dhe ka kualitete të mrekullueshme”

“Por, nëse dëshiron të behësh kampion duhet të jesh 100% i përqendruar në jetën sportive”

“Los Blancos” nuk dëshirojnë ta shesin uellsianin, pasi e shohin si lojtar të duhur për skuadrën./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara