Marca ka sulmuar sulmuesin e Real Madridit, Gareth Bale, duke e etiketuar atë si ‘parazit’ dhe duke e akuzuar për ‘thithje’ parashë të klubit pasi ai u bashkua me skuadrën e Uellsit këtë javë.
Gazetari, Manuel Julia Dorado, në një rubrikë për Marca-n, deklaroi se “paraziti Bale erdhi nga Britania e ftoftë dhe me shi”.
“Ai u vendos në Spanjë, te Real Madrid, ku i maskuar fillimisht tregoi zell dhe dashuri për mysafirin, por më pas natyra e bëri që të thithte gjak pa dhënë asgjë në këmbim. Epo, më shumë se gjak, thithi eurot e klubit”.
“Ndryshe nga të tjerët të llojit të tij, si pleshti, morri apo çimku, paraziti Bale nuk shkakton kruajtje apo sëmundje te strehuesi i tij, por pasi e thith, qesh dhe tall me të, duke treguar një përbuzje shakaje për atë”.
“Qesh, duartroket, hidhet në tokë, këndon, si një lloj ceremonie poshtëruese, e cila, për fat, ka nmjë datë skadence, si të gjitha fatëkeqësitë”.
Artiulli shoqëron një model të Bale si një mushkojnë, duke nënvizuar më tej besimin e gazetës se uellsiani i ka zbrazur burimet e klubit gjatë viteve./Arbresh.info
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju