Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Metin Ozturk, ka kërkuar masa ndëshkuese ndaj trajnerit të Fenerbahçes, Jose Mourinho, pas sulmit të tij ndaj trajnerit të Galatasarayt, Okan Buruk.
Incidenti ndodhi të mërkurën mbrëma pas përfundimit të ndeshjes Galatasray-Fenerbahce (2-1).
Mourinho e kapi Burukun në fytyrë dhe hundë, duke shkaktuar tension të madh mes të dyja skuadrave.
Ndeshja pati tre kartonë të kuq dhe përfundoi me Mourinhon që u largua nga fusha mes përplasjesh mes lojtarëve dhe stafit teknik.
Metin Ozturk u shpreh i indinjuar nga sjellja e Mourinhos.
“Mourinho fillimisht e sulmoi trajnerin tonë verbalisht dhe më pas fizikisht. Ku tjetër në botë ai mund ta bëjë këtë? Çfarë mendon ai për Turqinë? Besoj se drejtuesit e Fenerbahçes do të marrin masat e duhura para se këtë ta bëjë federata”, tha Ozturk.
Galatasaray pret veprime konkrete ndaj trajnerit portugez për incidentin e ndodhur./rtk
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1