Holanda ka pësuar një humbje befasuese nga Austria me rezultat 2-3, duke mbetur në pozitën e tretë të Grupit D.
Tulipanët ishin favorit për ta fituar këtë ndeshje, megjithatë u befasuan dhe sulmuesi Cody Gakpo ka folur për këtë disfatë.
Gakpo ka thënë pas ndeshjes se fajtorët janë vet futbollistët për këtë disfatë, derisa tha se kishte momente të mira, por humbja dhemb.
“Të vetmit fajtorë jemi ne. Natyrisht që edhe në këtë ndeshje pati disa momente të mira, shënuam dy gola, por kjo është e vetmja gjë e mirë që mund të nxjerrim nga ndeshja e fundit”.
“Siç e thashë edhe më parë, kjo ndeshje nuk shkoi mirë dhe fajtorët jemi vet ne”, deklaroi sulmuesi i Liverpoolit dhe Kombëtares holandeze.
Holanda përkundër humbjes ka kaluar tutje, derisa në rrethin tjetër takohet me fituesin e Grupit E, grup që është i hapur me katër Kombëtaret si Belgjika, Ukraina, Sllovakia dhe Rumania që kanë nga katër pikë. /Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari