
May 9, 2020; Jacksonville, Florida, USA; Tony Ferguson (red gloves) fights Justin Gaethje (blue gloves) during UFC 249 at VyStar Veterans Memorial Arena. Mandatory Credit: Jasen Vinlove-USA TODAY Sports
Për shkak të bllokadës së krijuar nga përhapja e pandemisë Covid-19, adhuruesve të sporteve luftarake iu është dashur të presin gjatë për ta parë një ndeshje të mirëfilltë.
Përballja në mes Justin Gaethje dhe Tony Ferguson nuk i zhgënjeu ata, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova.
Ky dyluftim që konsiderohet se është kryer midis dy atletëve më mbresëlënës në historinë e UFC-së, ka përfunduar me një rezultat krejt të papritur.
Gaethje ka arritur ta mposht Fergusonin në raundin e pestë – në ngjarjen kryesore të UFC 249 që u zhvillua të shtunën mbrëma në Jacksonville të Floridës.
Kjo fitore, ia solli atletit Gaethje titullin e lehtë të përkohshëm të UFC-së.
Pasi atij iu dha ky titull nga presidenti i UFC-së Dana White, Justin Gaethje ka thënë se “do të pres për titullin e vërtetë”.
Kujtojmë se zakonisht Ferguson është i njohur për përgjakjen e kundërshtarëve, por këtë radhë ishte ai që u përgjak pasi që në fund të përballjes të dy sytë e tij ishin të fryrë dhe kishte një prerje të madhe në faqen e djathtë.
https://youtu.be/wR_UNNhTGQY
Normalizohet qarkullimi në rrugën Kir–Qafë Thore, Beci: Lëvi...
Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq personelin e vet nga Katar...
“Më vjen shumë keq që jemi zënë për ish-in”, sqarohen Bia dh...
KEK: Njësia B1 rikthehet në operim, prodhimi i energjisë në ...
Alban Zogaj: LDK nuk është parti e rrjeteve sociale
Sorensen takoi komandantin e KFOR-it, flasin për bashkëpuni...