Gabriel Paulista ka arritur te Valencia të enjten në mbrëmje para se të finalizoj transferimin nga Arsenali.
‘Los Che’ pritet të prezantojnë marrëveshje para ndeshjes së tyre të parë La Liga për këtë edicion kundër Las Palmas, megjithëse atij nuk do t’i ipet e drejta për të qenë pjesë e formacionit startues deri në javën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info.
“Jam vërtetë shumë i lumtur, kam folur me Marcelion [trajnerin e Valencias] disa herë dhe e kuptoj se si punon ai këtu”, citohet të ketë thënë Gabriel për ‘Marca’.
Marcelino shpreson të ribashkohet me mbrojtësin qendror me të cilin ishte së bashku gjatë kohës së tij si trajner i Villarrealit.
26-vjeçari ka bërë vetëm 15 paraqitje sezonin e kaluar te “Topçinjtë”./arbresh.info
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...