Roberto Martinez, trajneri i kombëtares së Portugalisë, ka pranuar se kreu një gabim në votimin për 3 më të mirët në FIFA Best 2023. Me Leo Messin që triumfoi duke lënë pas Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
“Pse vendosa Brozovic përpara Bernardo Silvës dhe Messit? E pranoj, gabova. Po marrim pjesë në shumë votime. FIFA The Best është një çmim që ka lidhje me gjithë sezonin. Por, për herë të parë në histori Kupa e Botës u luajt në dimër.
Ishte një votim i çuditshëm, sepse duhej të merrej parasysh një periudhë prej vetëm gjashtë muajsh. Për mua, çmimet individuale në futboll janë të vështira për t’u dhënë. Mendoj se një lojtar përfaqëson atë që ekipi ka bërë.
Brozovic është një futbollist që përfaqëson atë që bën Kroacia. Por ishte një gabim nga ana ime”, u shpreh 50-vjeçari spanjoll, i cili u emëruar trajneri i kombëtares luzitane rreth një vit më parë (9 janar, 2023)./ss
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të
KQZ: 84.24% pjesëmarrja e votuesve nga diaspora në përfaqësi...
Ndahet nga jeta polici Menon Vreva nga Dobrusha
“Fitore historike”, Kurti falënderon qytetarët për mbështetj...