Benfica thuhet se do të dërgojë Gabriel Barbosan apo i njohur si Gabigol përsëri në Inter në muajin janar pas një prishje të plotë të marrëdhënieve midis klubit dhe lojtarit.
Sulmuesi brazilian nuk po gjen qetësi që nga transferimi i tij në Evropë në verën e vitit 2016 nga Santosi.
Transferimi i tij thuhet se i kushtoi Interit plot 33 milionë euro, por që doli të jetë një dështim në sezonin e tij të parë.
Sipas mediumit portugez A Bola, vendimi final për këtë erdhi pasi që Gabigol ishte një zëvendësues i papërdorur gjatë ndeshjes së Kupës së Benficës kundër Vitoria Guimaraes të shtunën mbrëma.
Rrjedhimisht, gazeta nuk pret që të ketë një rrugë prapa për brazilianin për vazhdimin e karrierës së tij në Estadio da Luz.
22-vjeçari u bashkua me Benficën në fund të gushtit me mundësi blerje, por ai ka luajtur vetëm 148 minuta në katër paraqitje në Lisbonë.
Kthimi i tij në Inter në afatin kalimtar të janar pritet të detyroj gjigantin italian t’ia gjej një skuadër tjetër për ta huazuar, ku dëshira e klubit do ishte brenda Serie A.
Në anën tjetër, Gabigol do dëshironte një rikthim të tij në kampionatin brazilian, te ish-skuadra e tij Santosi.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Rexhep Selimi...
Benita kërkon këngën e Endrit për “inat” të Klodit!
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...