Sulmuesi brazilian i Interit, Gabriel Barbosa, është shumë afër transferimit te klubi brazilian, Santos.
I njohur si “Gabigol”, sulmuesi i ri i talentuar nuk ka arritur të shfaqë aftësitë e tij në futbollin evropian, më saktësisht tek Inter.
Ai sezonin e kaluar kishte vetëm dhjetë paraqitje për ziekaltërtit duke shënuar vetëm një gol.
Sipas gazetarit italian të Sky Sports, Fabrizo Romano, 21-vjeçari pritet të huazohet te Santos dhe në vend të tij të vijë Daniel Sturridge nga Liverpooli, edhe ky në formë të huazimit, transmeton arbresh.info.
Gabigol në këtë sezon është i huazuar në Benfica, por edhe aty ka dështuar të tregojë talentin e tij, duke mos shënuar asnjë gol deri tani. /arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë