Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Prishtinës ka dalë edhe futbollisti i Norrkopingut, Andreas Johansson.
Ai ka dhënë komente pozitive për fushën e stadiumit “Adem Jashari”.
“Fusha e stadiumit ka qenë fantastike, shumë e mirë. Ishte në nivel. Unë jam i rritur në fusha natyrale dhe mund të them që ajo ishte shumë e mirë”, u shpreh ai.
Ndërkohë, trajneri Jens Gustafsson, është shprehur optimist për fitore edhe në ndeshjen e dytë.
“Për ne do të jetë vetëm një ndeshje e radhës. E respektojmë Prishtinën, por besoj që ne jemi skuadra që do të kualifikohemi. Do të luajmë për fitore edhe në ndeshjen e dytë”, u shpreh Gustafsson.
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...