Një futbollist është regjistruar duke goditur arbitrin me shkelm në stil ‘kung-fu’ pas tensioneve dramatike në fund të një ndeshjeje të rëndësishme mes skudrave rivale Neftchi Fergana e Turon Yaypan, në kategorinë e parë të Uzbekistanit.
Dy klubet luanin për një vend në Superligë por skuadra mike Turon mori një fitore prej 1-0 falë një goli në minutën e 81-të, duke bërë që të kalonin rivalët e tyre duke u ngritur automatikisht në kategori.
Lojtarët e Neftchi nuk duruan dot ‘padrejtësinë’ dhe shiheshin duke u konfrontuar me arbitrat në sekuenca të dhunshme.
Një nga futbollistët shihet që merr një vrull të gjatë para se të lëshohet në një goditje të rëndë me shkelm ndaj arbitrit, i cili emërohej nga mediat vendase si Shavkat Nasibullayev./gazetainfokus/
Gjyqtari shihet që bie duke u rrokullisur në bar para se të ngrihet përsëri dhe të vazhdojë rrugën e ikjes.
Tifozët gjithashtu shihen që zbresin në fushë, në një sfond të qeshruash dhe nxitjesh për dhunë nga shkallët e stadiumit.
Policia shihet që tenton të rivendosë qetësinë në stadiumin e Fergana ndërsa autoritetet uzbeke thanë se po hetojnë incidentin.
Ndërkohë skuadra e Turon Yaypan do të nisë fushatën e saj të parë në superligen e vendit./ARBRESH.INFO/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...