
Ekipi kombetar, duke pozuar ne ndeshjen e futbollit ndermjet ekipeve kombetare Shqiperi-Qipro, 3-1, e vlefshme per kualifikueset e Boterorit te Brazil 2014, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa.
Zvicra, Norvegjia, Suedia, Gjermania por edhe Shqipëria mund të humbasin futbollistë protagonistë në kombëtaret e tyre pasi mund të kalojnë me Kosovën
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka folur për shumë lojtarë që mund t’i bashkohen Kosovës pasi të pranohen në FIFA e UEFA.
Kosova pritet që në maj të jetë zyrtarisht anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe pastaj t’i jepet mundësia për t’u paraqitur në kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”.
Bunjaku ka thënë se Valon Berisha është një lojtar që mund të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen, derisa ka kërkuar nga Norvegjia që të qëndrojë larg Bersant Celinës, i cili tashmë ka vendosur për të luajtur për Kosovën.
“Ka mjaft lojtarë të tjerë që luajnë aktualisht për Zvicrën, Shqipërinë, Norvegjinë, Suedinë, Gjermaninë e kështu me radhë. A do të vijnë ata tek ne? Këtë ende nuk e di. Por, ata do të vendosin vetë për karrierën e tyre. Jam për një zgjedhje demokratike në këtë situatë”, ka thënë Bunjaku.
“Sapo Kosova të bëhet anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s, me siguri të gjithë lojtarët që kanë origjinë nga Kosova do të kenë mundësinë për të luajtur për Kosovën. Nacionalizmi dhe ndjenja kombëtare është e rëndësishme, por kjo nuk ndikon në projektin tonë. Mendoj se motivi për të bërë diçka interesante është gjëja më e rëndësishme që kemi”, shtoi më tej trajneri kosovar.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...