GIorgio Chiellini është larguar pas 16 viteve nga Juventusi për ta vazhduar karrierën në SHBA te Los Angeles FC.
Ndërkohë gjiganti italian Juventus po zhvillon fazën përgatitore në Amerikë, derisa futbollistët e Zonjës së Vjetër kanë shkuar në stadium për ta përkrahur nga afër ish-kapitenin e tyre.
Look who’s here! @chiellini ❤️#JuveOnTheRoad ?? @LAFC pic.twitter.com/CrKA69pCXf
— JuventusFC (@juventusfcen) July 30, 2022
Bardhezinjtë kanë përfituar nga faza përgatitore që janë duke zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të startit të sezonit të ri për të shkuar në stadiumin e Los Angeles FC për të parë ekipin e ri të ish-kapitenit, Chiellini.
Los Angeles fitoi me rezultat 2-1 ndaj Seattle, derisa futbollistët e Juventusit ishin të pranishëm në tribunën VIP të stadiumit.
? @chiellini gives us the official @LAFC welcome! ?⚪️⚫️#JuveOnTheRoad ?? pic.twitter.com/Dr6CemNj6i
— JuventusFC (@juventusfcen) July 30, 2022
Pas përfundimi të ndeshjes, futbollistët e Juventusit kanë zbritur në fushë për ta takuar ish-shokun e skuadrës duke bërë foto dhe video me të. /Telegrafi/
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...